Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha nderon “Destiny’s Child” duke interpretuar “Say My Name”

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka sjell diçka të veçantë në performancat e saj në “The Late Late Show” në natën e të mërkurës.

Ajo ka nderuar grupin e mirënjohur “Destiny's Child” duke interpretuar hitin e vitit 1999 “Say My Name”, transmeton Koha.net.

Bebe Rexha gjithashtu ka interpretuar edhe këngën e saj “I Got You”. Ajo kishte të veshur gjatë interpretimit edhe një bluzë me mbishkrimin “Vajzat e mira shkojnë në parajsë, ato të këqijat në prapaskenë”.

Performancën e saj mund ta shikoni në videon më poshtë.