Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha bën publikun rus të qajë me performancën e saj në “Evropa Plus”

Bebe Rexha ka dhënë një performancë të shkëlqyeshme në festivalin “Evropa Plus” që është mbajtur dje në Moskë.

Këngëtarja shqiptare ka kënduar hitet e saj para publikut rus, të cilët janë emocionuar nga performanca e saj, transmeton Koha.net. Ka prej tyre edhe që qajnë gjatë performancës së Bebe Rexhës.

Ajo performoi disa nga hitet e saj, si “The Way I Are (Dance With Somebady)”, “I Got You”, “Me, Myself and I”, etj.

Në videon më poshtë mund ta shikoni performancën e saj në Moskë, në të cilën shihen fansat e saj të emocionuar.