Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bashkohen Hawaii Five-0, Magnum P.I. dhe MacGyver

Në botën e sotme nuk është e pazakontë që disa seri nga i njëjti stacion televiziv të lidhen në një ose disa episode hibride (crossover) gjë që shpesh di të jetë argëtuese si për shikuesit ashtu edhe për aktorët. Kështu që nuk është për t'u habitur që në setin e serive Hawaii Five-0, Magnum P.I. dhe MacGyver ekziston një interesim i madh që të tre rebootët e serive të CBS të bashkohen.

Peter M. Lenkov qëndron prapa të tre serive dhe së fundmi, në PaleyFest, ai u përgjigj në pyetjen për crossoverin potencial në mesin e tre serive:

"Po bisedojmë shumë rreth asaj se si ta bëjmë këtë. Mendoj se ekziston mënyra për ta bërë, është vetëm çështje logjistike. Me kënaqësi do ta bënim".

Image

Logjistika e cila po vihet në pikëpytje është vendndodhja: Hawaii Five-0 dhe Magnum P.I. xhirohen në Hawaii ndërsa MacGyver në Atlanta. Megjithatë, kjo nuk duhet të paraqesë pengesë shumë të madhe, duke pasur parasysh se ekipi i MacGyver në vitin 2017 në episodin Flashlight ishte në Hawaii dhe u lidh me anëtarët e ekipit nga seria Hawaii Five-0 Daniel Dae Kim dhe Grace Park, të cilët në ndërkohë u larguan nga seria, shkruan KOHA Ditore.

Magnum P.I. është para fundit të sezonit të tij të parë, por planifikohen më shumë crossover episode me Hawaii Five-0. Se kur do të ndodhë kjo dhe a do të mundë t’i lidhin të tre seritë, mbetet për t’u parë.

Artikuj të ngjashëm