Bandilli i madh hollivudian nuk është më një nga beqarët më të dëshiruar në botë, raporton “Daily Mail”. Disa muaj më parë, aktori 46-vjeçar Jude Law u fejua me të dashurën e tij 14 vjet më të re Phillipa Coan, dhe tani ata janë martuar në një ceremoni intime në Londër. Në ofiqarinë e qytetit ishin vetëm miqtë më të afërt dhe anëtarët e familjes, ndërsa festimin më të madh në të cilin do të ftojnë shumë yje të Hollywoodit e planifikojnë në Francë.
Fotografinë e çiftit të lumtur pas martesës në profilin në Instagram e postoi revista “Elle”. Nusja për këtë rast vendosi ta anashkalonte traditën britanike dhe t’i zbulonte këmbët e gjata në një fustan të shkurtër ngjyrë krem, ndërsa aktori i cili e ekranizoi personazhin e Sherlock Holmes ishte në një kostum kadife me kapelë në kokë, shkruan KOHA Ditore.
T’ju rikujtojmë, Law pas vetes i ka tashmë disa lidhje të dështuara dhe një martesë. Aktori ishte i fejuar me Sienna Miller nga viti 2004 në 2006. Nga martesa gjashtëvjeçare me aktoren Sadie Frost, nga viti 1997 deri në 2003, i ka dy djem, Rafferty 22-vjeçar, Rudy 16-vjeçar dhe vajzën 18-vjeçare Iris. Gjithashtu, nga lidhja me modelisten Samantha Burke e ka vajzën nëntëvjeçare, Sophia, ndërsa katër vjet më parë në botë erdhi edhe vajza më e re e Law 46-vjeçar, vogëlushja Ada, të cilën e ka me ish-të dashurën Catherine Harding. Aktorin e ndoqi epiteti i 'dashnorit fatal', sepse në atë kohë i mbushte kolonat e gazetave pasi të fejuarën e tij, aktoren Sienna Miller e tradhtoi me dadon e fëmijëve të tyre dhe pas kësaj i kërkoi falje publikisht.
-
Jude Law do të bëhet baba për të gjashtën herë
-
Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat?
-
Jude Law dhe Phillipa Coan e kanë sjellë në jetë fëmijën e parë së bashku
-
Brad Pitt shfaqet me të dashurën 26 vjet më të re në premierën e filmit “Wolfs”
-
Bon Jovi tregon se si mbijetoi martesa e tij 34-vjeçare