Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aventurat e familjes Kardashian/Jenner, rikthehen së shpejti në ekran

Më në fund është publikuar traileri i shout të ardhshëm televiziv, “The Kardashians”, të cilin publiku kishte kohë që po e priste.

Familja e famshme amerikane po rikthehet në ekranet televizive me shoun e ri real, pas një pauze të shkaktuar nga pandemia. Por, motrat e famshme të showbizit po rikthehen me disa ndryshime.

Në trailerin e shumëpritur, Kim shfaqet e distancuar nga Kanye derisa po krijon lidhje të re me Pete Davidsonin, Kourtney duket më e lumtur se kurrë në lidhjen romantike me rokerin, Travis Baker, me ç’rast e zbulojnë lajmin se janë të interesuar ta kenë një fëmijë së bashku, Khloe shfaqet duke u munduar ta menaxhojë lidhjen problematike me babanë e vajzës së saj, Tristan Thompson, ndërsa Kylie e sjell rrugëtimin e saj me shtatzëninë e dytë.

Emisioni i ri “The Kardashian” do ta fillojë transmetimin në platformën Hulu, më 14 prill të këtij viti.