Showbiz

Ashley Judd ka filluar të ecë, pesë muaj pas aksidentit që gati e la pa njërën këmbë

Foto: AP

Ylli i kinematografisë, Ashley Judd, ka filluar të ecë sërish, pas aksidentit të tmerrshëm që e kishte pësuar në shkurt të këtij viti.

Aktorja 53-vjeçare e theu këmbën në disa pjesë teksa ishte në Republikën Demokratike të Congos, dhe së fundmi përmes një postimi në Instagram, i ka informuar fansat se më në fund është quar në këmbë dhe ka filluar të lëvizë lirshëm.

Madje, Judd ka vendosur ta sporovojë veten me një shëtitje nëpër natyrë, për ta tesuar fuksionin e këmbës së lënduar në terren më të egër.

Krahas disa fotografive dhe videove të postuara, aktorja ka shkruar: “Të dashur miq, me shumë gëzim por edhe pak frikë po ju përditësojë për gjendjen time pas aksidentit. Sot, pesë muaj dhe tri javë pasi pësova lëndim të tmerrshëm në këmbë teksa gjendesha në pyjet e Congos, më në fund kam arritur të eci sërish. Dhe jo vetëm kaq, në fakt unë kam ecur në Parkun Nacional të Zvicrës. Me ta bërë hapin e parë, ndihesha e lehtësuar dhe e qetë shpirtërisht. Këmba ime po funksiononte shumë mirë. Për një orë u ngjita në kodër nëpër terren jo të rrafshtë, dhe kisha vetbesim se do t’ia dilja me sukses. Më pas u lëshova poshtë kodrës me kujdes të shtruar. Ditën tjetër e bëra të njëjtin veprim dhe po e kuptoj se më pret një rrugë e gjatë drejt shërimit. Por jam e gatshme të përballem me çdo sfidë”.

Ashley Judd tutje e falënderoi ekipin mjekësor që është kujdesur për lëndimet e saj, dhe tha se ndihet e mahnitur për faktin se po mundet ta lëvizë këmbën shumë më herët se që mjekët e kishin parashikuar. Aktorja e filmit “Double Jeopardy” e pranoi se këmba e saj kurrë me nuk do ta ketë funksionin e mëparshëm, por është e lumtur për jetën e mahnitshme që e pret tutje.