Showbiz

“Asaj” kënga e re nga Irkenc Hyka

Mjeshtri i baladave të dashurisë, Irkenc Hyka, e ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “Asaj”.

Me tekst dhe muzikë të vet këngëtarit, kjo këngë vjen e shoqëruar me një videoklip të thjeshtë por shumë domethënës, për realizimin e së cilit është përkujdesur produksioni “Imagine Films”.

“Asaj” flet për temën më të afërt të zemrës, dashurinë. Me t’u publikuar të shtunën më 7 nëntor, kënga është mirëpritur nga fansat e Irkencit, si dhe ka arritur t’i marrë afërsisht 700 mijë klikime në platformën muzikore YouTube, transmeton Koha.

Këngëtari nga Shqipëria, Irkenc Hyka, ka qenë mjaft aktiv gjatë vitit 2020 me lansimin e disa projekteve muzikore. “Asaj” është kënga e pestë të cilën e ka publikuar pavarësisht se skena kulturore anembanë botës është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, dhe vjen pas këngëve: “Mezi pres”, “Gënjeshtër”, “Vonë” dhe “A kishe zemër”.