Këngëtarja e re shqiptare Arta Memedi ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “2 Her”.
Kënga e re e saj vjen katër muaj pas projektit “Kom dasht” të cilin e solli në bashkëpunim me Mozzikun.
Mozzik është tekstshkruesi i këngës më të re, ndërsa për muzikën si përherë është kujdesur dyshja e njohur Zzap dhe Chriss.