Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arnold Schwarzenegger zyrtarisht divorcohet pas 10 vjetësh

Pas një dekade prej kur u ndanë, Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver zyrtarisht janë divorcuar.

Arnold dhe Maria mbetën të ndarë për vite pasi gazetarja paraqiti kërkesën për divorc në korrik 2011 pas lajmeve se ai u bë me një fëmijë - Joseph Baena - me Mildred Patricia "Patty" Baena.

Divorci megjithatë mbeti në harresë për një dekadë për shkak të mungesës së vullnetit dhe një marrëveshje prone komplekse, sipas TMZ.

Marrëveshja për pronën është konfidenciale, por TMZ raportoi se bëhet fjalë për 400 milionë dollarë të përfshira. Burime thanë se gjithçka u nda përgjysmë.

Artikuj të ngjashëm