Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arilena Ara do të sjellë 5 këngë të reja këtë muaj

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara ka paralajmëruar se do kthehet në muzikë për pak ditë.

Në një postim në Instastory, ajo tregon se do rikthehet fuqishëm për Krishtlindje me 5 këngë të reja.

“Snow in December”, “Kido”, “Silver&Gold”, “Zemër” dhe “Të huaj (Stranger's again)”, do jenë projektet e reja muzikore, dhe duke u bazuar nga titujt duket se këto këngë të reja do të jenë në gjuhën shqipe dhe angleze.

Mbetet për tu parë surpriza e Arilenës për publikun gjatë këtyre Krishtlindjeve.

Ajo ka munguar në muzikë që pas suksesit me këngën “Nëntori” që ka marrë vëmendjen e të gjithë botës.

{gallery}