Pas projektit “Je mama”, i cili pa diskutim ishte hit i verës së shkuar, këngëtari Ardit Çuni do të sjell këngën dhe videoklipin e radhës.
Sic ka bërë të ditur këngëtari përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, projekti do të jetë me këngëtaren Eranda Libohova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“2018 fillin me një bashkëpunim me Eranda Libohovën qe mezi pres tjua tregoj” është shkrimi qe i është bashkangjitur fotografisë se publikuar. Nuk janë dhënë detaje të tjera, por siç mëson emisioni Express në KTV, kënga ka përfunduar dhe së shpejti pritet te realizohet edhe videoklipi.
Express mëson po ashtu që viti 2018 do të jetë me shumë projekte muzikore për këngëtarin.
Ai menjëherë pas këtij bashkëpunimi do të sjell një tjetër projekt i cilin po ashtu do të jetë bashkëpunim. Pas Erandës, radhën e ka këngëtarja Adelina Tahiri, e më pas edhe disa projekte solo.