Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Anëtarët e 2 Korrikut akuzojnë Flori Mumajesin për vjedhje të idesë

“Lopa” ishte projekti që Orkestra 2 Korriku e publikoi në shkurt të 2015-ës. Një këngë siç dinë vetëm ata të realizojnë, derisa videoklipin e sollën brenda një veture dhe të xhiruar me vetëm një Go-Pro.

Një muaj më pas, Flori Mumajesi na vjen me një ide pak a shumë të njëjtë. Videoklipi i këngës "Nallane 1", ishte po ashtu i realizuar brenda një veture dhe i xhiruar me vetëm një Go-Pro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu, anëtarët e 2 Korrikut akuzojnë Flori Mumajesin për vjedhje të idesë. Madje, ata për emisionin N’Gasz në KTV kanë thënë se kanë angazhuar një avokat nga Rusia që të merret me këtë çështje.

Për më shumë shikoni videon [minuta 7:30].