I HEART BERLIN, një prej bllogeve më interesant të artit e kulturës në Berlin, ka krijuar një listë të artistëve që momentalisht jetojnë e punojnë në këtë vend.
Trendi i fundit është edhe këngëtarja shqiptare – Andrra.
Fatime Kosumi, dikur këngëtare e njohur, e cila u rikthye në skenë pas një pushimi, vjen me emrin Andrra, me një stil ndryshe muzikor, i cili i është propozuar nga I HEART BERLIN në listën e “këngëtarëve që nuk duhen humbur”.
Andrra është e para në këtë listë të rekomandimeve. Siç shkruan blogu, “shumë shpejtë Andrra do të pushtojë edhe toplistat e Berlinit, pasi me këngën dhe videoklipin e fundit – Kalle Lamen – ajo ka pushtuar muzikën në Kosovë e në Shqipëri”.
Anna VR, Boiband, Free free dom dom, Simmone Jones, janë disa prej emrave të tjerë që propozohen në këtë listë.
-
Artisja shqiptare mat pulsin e tjetërsimit në “Manifestan” e Gjermanisë
-
Vepra “Timestamps...” e kompozitores nga Kosova, premierë në Köln
-
Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë
-
Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj
-
“Java e Kulturës së Kosovës në Berlin” me sinjale artistësh e potencialesh