Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ana de Armas e lavdëroi të dashurin Ben Affleck për “talentin e pafund”

Aktorja kubano-spanjolle, Ana de Armas, aktualisht është në lidhje romantike me kolegun e saj nga filmi “Deep Water”, Ben Affleck, dhe së fundmi e ka lavdëruar atë për aftësitë e jashtëzakonshme në aktrim.

Dyshja do të shfaqet së bashku në trillerin e ardhshëm ku e portretizon një çift të çuditshëm i cili fillon të ketë probleme martesore, si pasojë e lojërave të rrewzikshme që i luajnë me njëri-tjetrin, çka edhe e shkakton vdekjen e disa personave përreth tyre, transmton Koha.

Në një intervistë për revistën “Vogue Spain” na ballinën e së cilës shfaqet aktorja, de Armas tha: “Për herë të parë kur i lexuam skenat së bashku, u pa dukshëm se ai do ta bënte një punë të jashtëzakonshme me këtë rol kaq kompleks. Personazhi i tij është motori i historisë së filmit dhe i ka kërkuar atij të lëviz ndërmjet zhanreve të ndryshme. Dhe jo vetëm që e ka bërë këtë gjë me shumë lehtësi, por ai, po ashtu arrin të të befasojë në secilën skenë që e xhiron. Talenti i tij për aktrimin është i pafund,” citohet të ketë thënë de Armas.

Ylli i filmit “Knives Out”, së fundmi i ka kaluar pushimet me aktorin 47-vjeçar, në vendlindjen e saj Kubë si dhe në Kosta-Rika.

Ben Affleck është baba i tre fëmijëve, Violet, Seraphina dhe Samuel, të cilët i ka me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner.

Filmi i zhanrit triller, “Deep Water”, i cili për herë të parë e sjell çiftin së bashku në ekran të madh, do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga nëntori i këtij viti.