Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Alban Skënderaj uron për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë e dashur. Qofshim përgjithmonë bashkë”, ka shkruar këngëtari në postim.

Gjithashtu, Skënderaj ka postuar edhe një fotografi në urim në të cilën shihen dy flamuj të bashkuar – shtetëror dhe ai kombëtar.