Aktorja franceze Emmanuelle Beart ka qenë viktimë e incestit kur ishte fëmijë, ka zbuluar ajo në një dokumentar.
Beart nuk e ka emëruar abuzuesin e saj, teksa ka folur në dokumentarin “Such a Resounding Silence”.
Beart ka thënë se ajo fillimisht nuk donte të fliste për veten, por vetëm për të mbijetuarit e tjerë të incestit që paraqiten aty, shkroi BBC.
“Por, sinqeriteti i tyre dhe kurajo më kanë bërë të flas edhe unë”.
Drejtuesja e dokumentarit Anastrasia Mikova ka thënë se abuzuesi i pretenduar nuk ishte babai i Beartit.
Ndërsa dokumentari nis, zëri i Beartit dëgjohet duke iu adresuar abuzuesit të saj: “Meqë babai, nëna dhe miqtë e mi nuk vërejtën asgjë, ti mund ta bëje këtë gjë, dhe e bëre, për katër vjet”.
-
“I pëlqente frika në sytë tanë” – rrëfimi i viktimave të Epsteinit
-
Prokuroria franceze nis hetime lidhur me Epsteinin dhe fton viktimat të flasin
-
Brigitte Bardot: Jam munduar t’i jap fund jetës disa herë, mrekullia më shpëtoi
-
Kirurgu francez pranon se abuzoi seksualisht me 299 pacientë, shumica fëmijë
-
Cate Blanchett: Jam më shumë se nënë