Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorit Jason Bateman i pëlqejnë sfidat e regjisë

Foto: Reuters

Ylli 51-vjeçar i kinematografisë, Jason Bateman, i cili më së miri njiher për rolet në filmat, “Horrible Bosses” dhe “Hancoc”, ka vendosur të kalojë prapa kamerave për ta bërë regjinë e serisë së tij të fundit, “Ozark”.

Ai thotë se po e shijon tej mase këtë eksperiencë.

“Aktrimi më duket më pak interesant, kjo ngase ka një kohë të gjatë që merrem me atë profesion dhe tashmë ndihem shumë rehat kur jam para kamerave. Por, tani puna prapa kamerës ka rëndësi të jashtëzakonshme për mua. Do të mundohem shumë që si regjisor ta krijoj çdo imazh të serisë. Tashmë i kam menduar të gjitha detajet, ku do të qëndrojnë aktorët, ku do të ulen, ku do t'i vendosi kamerat dhe të tjerë. Dua ta zbuloj mënyrën më të mirë për ta vizuelizuar një skenë të caktuar,” citohet të ketë thënë aktori, teksa e ka shpjeguar eksperiencën e tij si regjisor.

Ndërkohë, Bateman gjithashtu ka deklaruar se mendon që një regjisor, mund ta nxjerrë performancën më të mirë nga aktorët e tij, transmeton Koha.

Duke folur nga eksperienca personale, Jason Bateman tha se për regjisorin është me rëndësi t'i kuptojë sa më mirë aftësitë e secilit aktor të përfshirë në film.

Artikuj të ngjashëm