Showbiz

Aktori i “Star Trek” akuzohet për përdhunimin e kolegeve dhe arrestohet në Los Angeles

Aktori britanik Chris Obi, i njohur për rolin e tij në Star Trek, është akuzuar për përdhunim dhe madje edhe pesë përpjekje përdhunimi të femrave në të 20-at e hershme, raporton “The Sun”.

Ai u arrestua me t’u kthyer nga Los Angeles, dhe më pas u mor në pyetje, por u lirua me dorëzani.

Aktori u akuzua nga aktoret e reja të cilave thuhet se u ofroi orë private për aktrim në banesën e tij, dhe më pas përpiqej t'i shfrytëzonte. Chris ka deklaruar se nuk është fajtor dhe i mohon të gjitha akuzat.

Policia konfirmoi gjithashtu se bëhet fjalë për periudhën nga viti 2012 deri në 2018. Në serialin e popullarizuar të Netflixit "Star Trek: Discovery", Obi e luajti prijësin e Klingonëve, ndërkohë që ka pasur edhe role të njohura në serialet televizive "American Gods" dhe "Doctor Who", shkruan KOHA Ditore. Në karrierën e tij ai ka luajtur me yje të mëdha si Charlize Theron dhe Scarlett Johansson, ndërsa në filmin e tij të shkurtër ka luajtur Tom Hardy.