Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktori i famshëm Richard Gere hospitalizohet me pneumoni

Aktori i famshëm amerikan Richard Gere (73) është hospitalizuar këtë javë me pneumoni. Ai ishte në një udhëtim familjar në Meksikë për të festuar ditëlind jen e 40-të të bashkëshortes Alejandra Silva, shkruan “TMZ”.

Aktori ishte diagnostikuar me pneumoni, pasi ishte kontrolluar në spital në afërsi të shtëpisë së tij të pushimeve në Nuevo Vallarta.

Gere kishte një kollë para udhëtimit, por gjendja e tij mjekësore u përkeqësua në Meksikë. Raportohet se ai kishte kaluar një natë në spital ku kishte marrë tretman.

Që nga atëherë ai është liruar dhe po përmirësohet.