Aktorët e serialit të njohur kosovar “O Sa Mirë” janë duke i bërë pushimet në Turqi dhe këtë të diele ishin mysafirë të emisionit “Summer: 1 Kafe me Labin”.
Gjatë emisionit, ata kanë treguar se sa ishin të kënaqur me serialin dhe sa janë të lidhur mes vete si aktorë, transmeton Koha.net. Po ashtu, gjatë bisedës në emision, aktori Ernest Zymberi, i cili luan në rolin e Llukmanit, ka zbuluar se në shtator të këtij viti do të martohet.
Aktorët Llukmani, Arbnori, Sasa dhe Xhesika, përveç që ishin pjesë e emisionit “Summer: 1 Kafe me Labin”, ata kanë bërë edhe një këngë të cilës ia kanë punuar edhe spotin me ndihmën e kamerave të Kohavisionit.
Tesktshkruesi dhe kompozitori i këngës është Kreshnik Avdiu, i cili së bashku me ekipin e tij në studion e tij është munduar që kjo këngë të dalë sa më mirë që është e mundshme.
Në tekst janë shkëputur shprehjet më identifikuese të personazheve në serial.