Reperi nga Peja, Gjiko, është aksidentuar një natë më parë me veturën e tij BMW.
Gjiko ka postuar një fotografi në profilet e tij në rrjetet sociale, duke thënë se pas aksidentit nga i cili fatmirësisht shpëtoi, ka kuptuar se ka njerëz të shumtë rreth vetes.
Ai ka thënë se është kthyer më i fortë nga ky aksident, teksa u ka bërë thirrje rahovecianëve të bëhen gati për koncertin e sotëm.
“E shfrytëzoj rastin me e falënderu Zotin që ma dha edhe një shans me mujt me konë këtu në mesin tuaj. Me natën e promshit e kuptova që kom shumë njerëz rreth vetit që kanë kurgjo tjetër pos dashni. Jom kthy ma i fort se kurrë, gjithmonë kom mu kon afër juve! Shihem sonte në Rahovec”, ka shkruar Gjiko.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Vdes një person në aksident në Gjakovë
-
Goditet për vdekje këmbësori në Zllopek të Pejës, i dyshuari dorëzohet në Polici