Showbiz

Afflecku mbron Lopezin nga fansi që nuk mbante maskë

Ben Afflecku ka arritur të mos e lejojë një fans që nuk mbante maskë, që të bënte fotografi me të dashurën e tij, Jennifer Lopez.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Marco Polo” në Venecia të Italisë.

Aktori 52-vjeçar është kapur nga kamerat në momentin kur me dorë e ndalon fansin që t’i afrohet J.Lo.-s, para se të reagonin edhe truprojat e çiftit.

Ben dhe Jennifer kanë marrë pjesë këtë javë në Festivalin e Filmit në Venecia, duke bërë kështu paraqitjen e parë publike si çift në një ngjarje artistike.

Ndërkohë, bëhet e ditur se të ashtuquajturit Bennifer, tashmë janë duke bërë plane që të zhvendosen për të jetuar së bashku në Teksas.

Sipas mediave amerikane, arsyeja e zhvendosjes së tyre në këtë shtet do të bëhet për shkak se Ben do të xhirojë atje për filmin më të ri “Hypnotic”, dhe ata nuk duan të jetojnë larg njëri-tjetrit.

Jennifer dhe Ben kanë rinisur lidhjen e tyre këtë pranverë. Ata ishin të fejuar disa vite më parë, mirëpo ishin ndarë për arsye që nuk u patën bërë të ditura.