Këngëtarja e njohur Adelina Emini ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Nuk je ti”.
Për këtë këngë, ajo ka bashkëpunuar me Darko Dimitrovin për muzikën dhe Lindon Berishën për tekstin.
“Në kohën e zhurmave të mëdha, kemi nevojë për melodi që qetësojnë shpirtin. Shpresoj ta pëlqeni këngën dhe videoklipin tim të ri”, ka thënë ajo pas publikimit të projektit.