“Image of Kosovo” ka publikuar sot një foto me yjet që “do ta përfaqësojnë” Kosovën në Botërorin 2022.
Në të janë përfshirë yje të ndryshme të sportit e muzikës, përveç futbollistëve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e tyre është edhe reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson, përkrah yjeve të tjerë të muzikës si Dua Lipa, Rita Ora, e Bebe Rexha.
Bronson, që do të performojë në Kosovë në muajin gusht në festivalin “Sunny Hill”, në instagram ka shkruar, “ekip i madh”, duke i bashkangjitur edhe foton e “Image of Kosovo”.
Ky ekip përbëhet nga: Ilir Latifi, Herolind Nishevci, Majlinda Kelmendi, Haxhi Krasniqi, Akil Gjakova, Action Bronson, Ramë Lahaj, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, e Rita Ora.
