I dashuri e tradhton Dua Lipën gjersa dëgjohet kënga e saj “One Kiss”

I dashuri e tradhton Dua Lipën gjersa dëgjohet kënga e saj “One Kiss”

12 qershor 2018 23:43

Isaac Carew, ish-modeli i shndërruar në kuzhinier, siç raporton tabolidi britanik “The Sun”, ka tradhtuar këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipën.

Në një video të cilën e ka siguruar ky tabolid, shihet Carew në një kërcim mjaft intim të Carew me një zeshkane të panjohur. Për të shkuar gjërat më keq, në klubin në të cilin po kërcente dyshja dëgjohej kënga më e re e Duas, “One Kiss” që e realizoi me DJ Calvin Harris, transmeton Koha.net.

Një javë më parë ishte raportuar se Dua dhe Carew i janë rikthyer lidhjes pas disa muajsh të ndarë. Derisa është në turne në Amerikë, këngëtarja ka postuar fotografi të Carew në Instagram, duke shkruar thënie filozofike rreth lidhjeve.

Videon në të cilën është raportuar tradhtia e të dashurit të Duas mund ta shihni KËTU.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme