Mick Jagger thuhet se po synon të stabilizohet me të dashurën e tij Melanie Hamrick.
Një mik i këngëtarit të Jumpin’ Jack Flash thuhet të ketë deklaruar për “The Mirror” se beson se 75- vjeçari Jagger është "zbutur" nga balerina 31-vjeçare, pasi që fillimisht sugjeroi se çifti nuk do të kishte lidhje serioze.
"Ai iu përkushtua Melanie kur ata ishin në Mustique gjatë Krishtlindjeve", thanë miqtë. "Ai më në fund është i gatshëm të stabilizohet dhe të jetë mashkull i një femre", shkruan KOHA Ditore.
Lajmi vjen pasi që Hamrick e lindi djalin e tyre, Deveraux, dy vjet më parë, duke e bërë frontmenin e Rolling Stones baba për herë të tetë në moshën 73 vjeçare.
Që kur u bë nënë, balerina e Teatrit amerikan të baletit mendohet ta ketë vënë nën kontroll sjelljen jobesnike të yllit të muzikës.
Duke folur në qershorin e kaluar, ajo insistoi që ajo nuk mendon për veten si një "nënë jashtëmartesore" pavarësisht se nuk ishte e martuar me këngëtarin.
Edhe
Mick Jagger: Të kesh fëmijë është qejf
"Në kuptimin teknik, unë nuk jam e martuar me babanë e fëmijës tim", e pranoi ajo. "Por unë jam në një lidhje të mrekullueshme me të. Kështu që nuk e shoh veten ashtu".
Në tetor ajo e përshkroi veten dhe Jaggerin si "bashkëprindër fantastikë", duke sugjeruar se ajo ka "më shumë mbështetje nga ai se që disa nga shoqet e mia të martuara kanë nga burrat e tyre".