Për disa muaj dukej se Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në luftë me njëri-tjetrin, por raportimet e fundit tregojnë për një përmirësim të marrëdhënies së tyre.
Të dy akuzonin se kanë bërë gjëra të këqija derisa aktorja bëri kërkesë për shkurorëzim në muajin shtator kur Pitt ishte akuzuar për rrahjen e njërit prej gjashtë fëmijëve të tyre. Është dëshmuar se ai nuk i ka bërë asgjë fëmijëve.
Por në numrin e ri të revistës “People”, një burim ka thënë se dyshja ka përmirësuar marrëdhëniet dhe se po flasin direkt me njëri-tjetrin pa ndonjë problem.
“Ai është më i lumtur”, ka thënë një burim për aktorin 53-vjeçar. “Është lehtësuar se gjërat nuk publikohen më”.
Në fakt ylli i filmit “Allied” është në gjendje të mirë, së paku kështu është paraqitur teksa po shkonte në një studio arti në Los Angeles.
Në javët e fundit në gjendje të mirë është parë edhe Jolie derisa takonte Knowin dhe Shiloh në Colorado.