Showbiz

Bebe Rexha mezi pret të vijë në Kosovë

Bebe Rexha

Bebe Rexha

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka thënë se mezi po pret të vijë në Kosovë. 

Raxha, e cila është një nga yjet që do të performojnë sivjet në “Sunny Hill Festival”, ka thënë se kjo është hera e parë që do ta vizitojë Kosovën.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ku flet shqip duke thënë “mezi pres të jem në mesin tuaj”.

“Përshëndetje jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, thotë Rexha ndërkohë që e përfundon videon me një puthje.

Bebe Rexha (@beberexha) • Instagram photos and videos

Festivali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme prej 25 deri më 28 korrik.