Showbiz

Billie Eilish do të nisë këtë vjeshtë turne botëror

Billie Eilish

Billie Eilish

Foto: Associated Press

Billie Eilish do të nisë një turne në arenën botërore këtë vjeshtë, duke filluar në Quebec City në Kanada më 29 shtator, dhe duke përfunduar në Dublin më 27 korrik 2025. 

Ajo do të “godasë” shumë qytete të mëdha në Amerikën e Veriut në vitin 2024 përpara se të shkojë në Australi dhe më pas në Evropë, raporton AP.

Shitjet e biletave fillojnë të martën dhe një përqindje e të ardhurave do të shkojnë për organizatën jofitimprurëse mjedisore REVERB. 

Në fillim të këtij muaji, Eilish njoftoi se albumi i saj i tretë i shumëpritur në studio, "Hit Me Hard and Soft", do të publikohet më 17 maj. 

Këngëtarja e ka ndarë lajmin në Instagram, duke shfaqur një foto të albumit. 

Eilish ka treguar se ka punuar me vëllain e saj dhe bashkëpunëtorin e saj prej kohësh, Finneas për këtë album.

Dyshja së fundmi morën Oscar-in e dytë për baladën e tyre të madhe "Barbie" "What Was I Made For?". Kjo e ka bërë Eilish, 22 vjeç, personin më të ri deri tani që ka fituar dy Oscar në karrierë.