Përfaqësuesit e këngëtares së mirënjohur irlandeze, Sinead O’Connor, i kanë kërkuar ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, të mos e përdorë muzikën e këngëtares nëpër tubime elektorale.
Ish-presidenti i SHBA-së ka përdorur një këngë të këngëtares, përgjatë një kampanje elektorale, përmes së cilës po pretendon t’i bindë Republikanët ta zgjedhin sërish për garën për president. Përfaqësuesit e këngëtares i kërkuan Trumpit menjëherë të ndalojë së përdoruri muzikën e saj, duke e quajtur biznesmenin “satanist”, raporton New York Post.
“Përgjatë jetës së saj, të gjithë e dinë, që Sinead O’Conor, ka jetuar e patrembur duke u mbështetur ne kodet e saj morale që mbroheshin nga sinqeriteti, mirësia, drejtësia, dhe ndershmëria kundrejt njerëzve që e mbështesnin. U nervozuam shumë kur morëm vesh se Trumpi e përdori performancën e saj të këngës ‘Nothing Compares 2U’ nëpër mbledhjet e tij politike. Nuk është ekzagjerim të themi se Sinead do të neveritej, do të lëndohej dhe do të ofendohej po ta kuptonte se puna e saj po keqinterpretohej nga dikush që ajo e quante ‘satanist biblik’. Ne si mbrojtës të trashëgimisë së saj, kërkojmë që Donald Trump dhe partnerët e tij të heqin dorë nga përdorimi i muzikës së saj menjëherë”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të këngëtares.
Sinead, e cila vdiq vitin e kaluar, pati thënë se është e bindur që Trump është “satanist”.
“Me të vërtetë mendoj se Donalt Trump është satanist biblik”, pati thënë këngëtarja për “HotPress” në vitin 2020.
Sinead O’Conor u lind në muajin dhjetor të vitit 1966 në Irlandë. Ajo ishte muzikante dhe aktore, që njihej për filmat si “In The Name Of The Father”, “Vanilla Sky”, dhe albumin “Sinead O’Conor: Nothing Comapres 2U”. Ajo ishte martuar katër herë. Në vitin 2018 Sinead u konvertua në fenë islame, adoptoi emrin Shuhada Sadaqat, ndërsa vazhdoi të perfromonte nën emrin e saj të lindjes.