Showbiz

Bëhen bashkë dy miliarderët amerikanë

Bill Gates dhe Mark Zuckerberg u bënë bashkë në një ndejë në Indi.

Shefi i Microsoftit dhe ai i Facebookut u takuan për nder të dasmës së Anant Ambanit, djalit të Mukesh Ambanit, që konsiderohet biznesmeni më i madh në Indi.

Gates publikoi fotografinë në rrjetin social që udhëhiqet nga Zuckerberg, duke i dhënë kompliment për veshjen.

Shefi i META-s, me pasuri miliardëshe, u pa i veshur me stil indian.

Pasuria e 68-vjeçarit Bill Gates konsiderohet të jetë rreth 124 miliardë dollarë.

Ndërsa, Zuckerberg ka pasuri rreth 176 miliardë dollarë.