Showbiz

Miliarderi indian mbledh disa nga personat më të famshëm në botë për dasmën e të birit

Personi më i pasur në Indi, Mukesh Ambani, i cili është njëri ndër më të pasurit në botë, ka mbledhur personalitete të famshme botërore, për një ndejë para dasmës së të birit Anant Ambani.

Në këtë ndejë janë të ftuar këngëtarja Rihanna, shefi ekzekutiv i “Metas”, March Zuckerber si dhe themeluesi i “Microsoftit”, Bill Gates.

Anant do të martohet me Radhika Merchant në muajin korrik, raporton BBC.

Të famshëm të Bollywoodit, si Shah Rukh Khan dhe Amitabh Bachchan janë gjithashtu të ftuar në ngjarjen tre ditore, para martesore, që ka organizon Mukesh për të birin, në qytetin Jamnagar.

66 vjeçi Mukesh, është një ndër 10 personat më të pasur në botë, i cili sipas Forbes ka një pasuri prej 115 miliardë dollarësh.

Ai është pronar dhe president i konglomeratit “Reliance”, me bazë në Mumbai, konglomerat ky që u themelua në vitin 1966 nga babi i tij Dhirubhai Ambani në Maharashtra të Indisë.

Anant është më i vogli nga tre djemtë e Mukeshit.

Në vitin 2018 këngëtarja Beyonce pati performuar në ndejën para martesore të vajzës së Mukeshit, Isha Ambani, në qytetin e Udaipur, ku ndër të ftuar ishin edhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton dhe diplomati John Kerry.

{gallery}