Showbiz

Gisele Bundchen dhe Joaquim Valente s’e fshehin më lidhjen

Supermodelja me famë botërore, Gisele Bundchen, e cila ka humbur mamanë, po mbështet në krahët e të dashurit të ri, Joaquim Valente, pasi vitin e kaluar ajo u nda nga ish-bashkëshorti, ylli, Tom Brady.

Një burimi ka thënë për “Page 6” se Valente po kalon netët te shtëpia e modeles në mënyrë që ta mbështesë atë pasi i vdiq nëna.

Image
Gisele Bundchen dhe Joaquim Valente

“Kanë qenë duke e mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë, por kohët e fundit janë liruar nga pak dhe po tregojnë afeksion ndaj njëri-tjetrit edhe në vende publike”, ka thënë burimi.

Është raportuar se ylli po del haptas më partnerin e saj të ri, trajnerin e arteve marciale, Valente, dhe së bashku janë parë në Miami për ditën e Shën Valentinit.

“Është shumë e vështirë me divorcin, por fëmijët e dinë që ata janë bashkë. Ata e duan shumë Valenten. Ata po kalojnë shumë mirë bashkë. Ajo është e lumtur dhe po e shijon jetën. Valente është perfekt për të”, ka thënë burimi.

Thashethemet nisën në nëntor të vitit 2022 pasi Gisele dhe Valente janë fotografuar duke kaluar pushimet së bashku më fëmijët e modeles vetëm dy javë pasi ajo ishte divorcuar nga ish-burri i saj Brady.

Image
Është raportuar se ylli po del haptas më partnerin e saj të ri, trajnerin e arteve marciale, Valente,
dhe së bashku janë parë në Miami për ditën e Shën Valentinit
Image
Thashethemet nisën në nëntor të vitit 2022 pasi Gisele dhe Valente janë fotografuar duke kaluar pushimet së bashku më fëmijët
e modeles vetëm dy javë pasi ajo ishte divorcuar nga ish-burri i saj Brady.