Showbiz

Raportohet se Kendall Jenner është ndarë nga Bad Bunny

Një burim i afërt me supermodelen e njohur, Kendall Jenner, ka thënë se ylli është ndarë nga këngëtari me famë botërore, Bad Bunny, me të cilin ishte në lidhej romantike për më pak se një vit.

Ky burim ka konfirmuar për revistën People se çifti është ndarë në muajin dhjetor të vitit 2023.

Jenner dhe Bad Bunny për herë të parë u panë bashkë kur dolën në një darkë me shokët e tyre të famshëm, këngëtarin Justin Bieber dhe gruan e tij, modelen, Hailey Bieber, gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar.

Ndërsa ishin në lidhje, Jenner pati shkuar në festivalin Coachella, për ta mbështetur Bad Bunnyn i cili kishe performuar atje. Më pas çifti kishe shkuar për pushime në Idaho.

Më vonë ata bënë një kampanjë marketingu për brendin e mirënjohur të veshjeve “Gucci”.

Lidhja e tyre filloi pasi Jenner në muajin nëntor të vitit 2022 u nda nga ylli i NBA-së, Devin Booker, me të cilin ishte në lidhje për dy vjet.

Ndërkohë Bad Bunny me herët ishte në lidhje me disenjatoren e stolive, Gabriela Berlingeri