Policia franceze i sekuestroi 72 armë zjarri nga shtëpia e aktorit të mirënjohur, Alain Delon.
Armët janë gjetur në shtëpinë që aktori e ka në Douchy- Montcorbon të Francës.
Bastisja u iniciua pasi një zyrtar i dërguar nga gjykata, vuri re një armë në shtëpinë e yllit dhe e alarmoi gjykatësin.
Prokurorët kanë thënë se Delon nuk pa pasur leje për mbajtjen e këtyre armëve, raporton BBC.
Aktori 88 vjeç, ka qenë yll i filmave të epokës së artë të kinematografisë franceze. Ai u bë i famshëm për rolet e tij në filmat si “The Samurai” dhe “Borsalino”.
Ai nuk ka qenë mirë me shëndet që nga viti 2019 kur është raportuar se po vuante nga nja sëmundje, për të cilën asnjëherë nuk janë bërë të ditura detajet.
Ndërkohë në mediat franceze është raportuar edhe për problemet familjare të yllit. Shqetësimet u ngritën vitin e kaluar pasi tre fëmijët e Delonit lëshuan një ankesë rreth kujdestares së tij Hiromi Rollin, ndërkohë që avokati i saj i mohoi akuzat.