Edhe në ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve, SAG Awards, që u mbajt në Los Angeles, aktorja Margot Robbie që luan në rolin e kukullës në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, ka kryesuar titujt e listave të të veshurve më së miri.
Robbie kishte veshur një fustan të shkurtë të zi nga brendi Schiaparelli, në pjesën e majtë të të cilit ishte vendosur një materiali dramatik i ekzagjeruar, pjesë e cila mbante ngjyrën identifikuese të kukullës barbie, atë rozë. Veshja e saj është radhitur e para në listën e më të mirëve nga CNN, Vogue, BBC, Glomour e People.
Me një dukje tërësisht rozë u shfaq edhe aktorja Brie Larson me një set bluzë e fund të fryrë nga brendi “Versace”.
Ndër të veshurit më së bukuri ishte aktorja Greta Lee e cila u shfaq me një fustan me prerje minimale me një material të kaltër të hapur e të punuar nga brendi The Row.
Aktorja Ali Wong kishte veshur një fustan me punime 3D i cili i diskutua shumë, nga brendi “Iris van Herpen”.
Aktorja Elizabeth Debicki kishte veshur një fustan me ngjyrë të kaltër të hapur nga brendi “Giorgio Armani” kurse aktorja Danielle Brooks kishte veshur kostum që pati shkrirje në mes të ngjyrës se zezë dhe asaj vjollcë, i krijuar me shume rrudha nga brendi Christian Siriano.
Me një fustan të punuar në tërësi me sedefe të bardha nga brendi “Versace” u shfaq ylli Selena Gomez.
Një tjetër dukje e vlerësuar lartë ishte ajo e artistes Louisa Jacobson. Një fustan i zi pjesa e lartë e të cilit ishte punuar nga një korset lëkure, nga brendi “Louis Vuitton”.
Një fustan i stilit “flapper” i punuar në tërësi me fije mëndafshi të kuqe nga brendi “Armani Prive”, u krijua për aktoren e filmit “Killers Of the Flower Moon” e cila u shpërblye si më e mira, Lily Gladstone. Edhe kolegia e saj nga po i njëjti film, Cara Jade Myers, kishte veshur një fustan me shume fije mëndafshi me ngjyra të ndezura rozë e portokalltë.
Veshur bukur u cilësua edhe aktorja Emma Stone, e cila kishte veshur një fustan nga brendi “Louis Vuitton”.
{gallery}
Edhe dukja e aktores Carey Mulligan, u vlerësua si e bukur, me një fustan me shkëlqim metalik në ngjyrë ari, nga brendi “Armani Prive”.
Ndër meshkujt e veshur më së miri u cilësua dukja e aktorit Glen Powell nga brendi Brioni, Taylor Zakhar Perez në “Louis Vuitton” dhe aktori Pedro Pascal u shfaq në një këmishë të bardhë e një palë pantallona të zeza nga “Prada”.
Aktori që u shpërblye si aktori më i mirë si dhe një ndër të veshur më së bukuri është Cilian Murphy në një kostum të zi me vijëzime të holla nga brendi “Saint Laurent”.
Tepihun e kuq në përgjithësi e dominuan materialet me shkëlqim metalik, ngjyra e kuqe, rozë, e bardha dhe e zeza me pak prezencë të të kaltrës.
Një tjetër moment “mode” ishte ai kur tri aktoret e filmit “The Devil Wears Prada”, Meryl Strep, Anne Hathaway e Emily Blunt u shfaqën në skenë për të ndarë çmimin për aktorin më të mirë në zhanrin komedi, duke “rikrijuar” rolet e tyre përkatëse nga filmi.