Ish-prezantuesja amerikane, Wendy Williams ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre pas diagnostikimit me demencë dhe afazi.
Williams, 59 vjeç, tha se interesimi i tyre ishte shume i madhe dhe ajo ishte “mirënjohëse pamasë për dashurinë dhe fjalët e mira”.
Në një deklaratë të lëshuar për Associated Press, ylli tha se mesazhet i kishin kujtuar asaj “fuqinë e bashkimit”.
Ajo drejtoi shfaqjen kombëtare të Wendy Williams për më shumë se një dekadë duke e përfunduar atë në vitin 2022 mes vështirësive shëndetësore me të cilat ajo po përballet.
Ekipi i saj i kujdesit njoftoi për diagnozën e saj të enjten “për t’i ndaluar thashethemet lidhur me shëndetin e saj”.
Në një deklaratë thuhej: “Siç janë të vetëdijshëm fansat e Wendy, në të kaluarën ajo ka qenë e hapur me publikun në lidhje me betejat e saj mjekësore me sëmundjen e Graves dhe Lymphedema, si dhe sfidat e tjera të rëndësishme që lidhen me shëndetin e saj. Gjatë viteve të fundit, disa herë janë ngritur pyetje në lidhje me aftësinë e Wendy për të përpunuar informacionin dhe shumë kanë spekuluar për gjendjen e saj, veçanërisht kur ajo filloi të humbiste fjalët, të vepronte në mënyrë të çrregullt herë pas here dhe të kishte vështirësi për të kuptuar disa gjëra”.
Ekipi i kujdesit shtoi se diagnoza u konfirmua nga “një mori testesh mjekësore” vitin e kaluar.
Afazia është një sindromë e sistemit nervor që ndikon në aftësinë për të komunikuar, me pacientët që shpesh përpiqen të shprehin mendimet dhe madje humbasin aftësinë e tyre për të folur ose shkruar.
Demenca frontotemporale (FTD) është një çrregullim i pashërueshëm i trurit i shkaktuar nga dëmtimi në anën e majtë të trurit që ndikon në aftësitë gjuhësore dhe komunikuese. Simptomat e saj, të cilat përkeqësohen me kalimin e kohës, mund të menaxhohen, por nuk ka asnjë trajtim që mund të ngadalësojë ose parandalojë përparimin e tyre, thonë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.