Artistja më famë botërore, me origjinë latine, Jennifer Lopez, i ka dërguar binjakët e saj Max dhe Emme në Tokio për të festuar ditëlindjen e tyre.
Ajo ka ndarë disa video e fotografi nga udhëtimi ku shihen binjakët duke kaluar çaste të bukura me mamanë e tyre ndërsa shkojnë nëpër muze të artit, hanë ushqim japonez e tortë.
“Urime ditëlindjen për ‘arrat e mija të kokosit’”, ka shkruar Lopez në fund të fotografive që i publikoi në Instagram, duke i uruar fëmijët për 16 vjetorin e lindjes.
54 vjeçja më parë kishte treguar se fama që ka ajo, ka ndikim të madh te binjakët dhe se shpeshherë ndjehet në faj.
“Të gjykohesh nga njerëz që as nuk i njeh, mendoj se është diçka mjaft e zorshme për ta në mënyrë që të rriten e të jenë vetvetja. Ata e dinë që shpeshherë janë nën llupë dhe kjo gjë është e vështirë për mua. Në mamatë kemi një ndjenjë faji për çdo gjë që u sjellim fëmijëve në jetët e tyre”, pati thënë Lopez, ka raportuar Female First.
Djali Max dhe vajza Emme janë binjakët që Lopez i ka nga martesa e saj me këngëtarin Mark Anthony.