Regjisorja e filmit të shumëpërfolur “Barbie”, Greta Gerwig, ka thyer heshtjen pasi nuk u nominua nga Akademia e Filmit për çmim Oscar.
40 vjeçja ka thënë që nuk po ndihet e mërzitur që nuk është nominuar në kategorinë regjisorja më e mirë, ndërkohë që po ndihet e zhgënjyer që aktorja Margot Robbie, që luan në filmin “Barbie”, gjithashtu nuk u nominua në kategorinë aktorja më e mirë.
“Sigurisht që doja Margot të nominohej. Por prapë se prapë jam e lumtur se do të jemi bashkë atje”, ka thënë regjisorja për prestigjiozen TIME.
Përveç se filmi “Barbie” pati sukses të pamohueshëm kur theu të gjitha arkat filmike në shumë vend të botës, Gerwig ka thënë se ishte i paevitueshëm fakti se filmi do të bëhej hit.
“Më kujtohet kur mendoja se nëse funksionin, do të jetë sukses i paevitueshëm”, ka thënë Gerwig.
Edhe Margot pati thënë më herët se ndihet e zhgënjyer që Gerwig nuk u nominua.
“Normalisht që kam menduar se Greta do të nominohej sepse puna që ajo bëri, është një gjë që bëhet një herë në jetë. Por ka qenë një vit i pabesueshëm për të gjithë filmat”, pati thënë Robbie.
Ani pse Gerwig e Robbie nuk janë nominuar në kategori përkatëse, filmi “Barbie” është i nominuar nga Akademia e Filmit për çmimin “filmi më i mirë”.
Ceremoni e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të mbahet më 11 mars.