Showbiz

Halle Bailey dhe partneri i saj u bënë prindër “papritmas”

Reperi i njohur DDG i cili është partneri i aktores Halle Bailey ka thënë se nuk e kishin planifikuar shtatzënësinë, raporton FemaleFirst.

Ata ajnë bërë prindër të një djali në dhjetor të vitit të kaluar.

Këngëtari në një intervistë në “The Jason Lee Show” të dhënë së fundi, ka treguar se pavarësisht se nuk e kishin planifikuar shtatzënësinë, ata gjithmonë kishin dashur të bëhen prindër.

“Nuk e kishim për qëllim, por ndodhi. Çfarë të bëjmë?”, ka thënë ai.

26-vjeçari ka vazhduar duke shpjeguar se ata vendosën të vazhdojnë shtatzënësinë pasi që bashkë me Hallen gjithmonë kishin dashur të bëhen prindër.

“Të dy kishim dëshirë të bëheshim prindër. Dhe ndjej sikur ajo gjithmonë ka dashur të bëhej nënë. Gjithmonë e kemi pasur këtë energji dhe unë gjithmonë e kam dashur një fëmijë. Pra duke u nisur nga kjo vendosëm që të vazhdojmë me shtatzënësinë”, ka thënë DDG, emri i vërtet i të cilit është Darryl Dëayne Granberry Jr.

Halle e ka mbajtur shtatzënësinë larg syve të publikut dha ka refuzuar të konfirmonte spekulimet se ishte në pritje të fëmijës së parë.

“Me të vërtetë i vlerësoi njerëzit që janë të sjellshëm dhe të kuptueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për mua që doja të prisja edhe pak për të ndarë diçka kaq të shenjtë e të bukur. Vetëm doja të sigurohesha që të kaloja kohë të bukur ndërsa ndodhesha në këtë ‘rrugëtim’”, pati thënë aktorja në një video që ndau me fansat në rrjetin social SnapChat.

Bailey në dhjetor të vitit të kaluar pati ndarë fotografi të dorës së djalit të saj, Halo, duke bërë të ditur se ka lindur.