Figura e këngëtares së famshme botërore, Taylor Swift, përmes inteligjencës artificiale është keqpërdorur për të reklamuar disa pajisje të kuzhinës, raporton “CinemaBlend”.
Në një video që po qarkullon online shihet figura e këngëtares që është krijuar përmes AI-së, duke “dhënë falas për fansat e saj” një set tenxheresh shumë të shtrenjta për gatim të markës “Le Creuset”. Aty shihet Swifti teksa flet sikur në realitet, duke reklamuar tenxheret.
Vetë “Le Crueset” ka konfirmuar për blerësit se nuk ka pasur asnjë lloj kampanje të tillë, raporton “Engadget”.
Askush ende nuk e ka të qartë se kush e ka bërë këtë video apo kush do e merrte shumën e transportit që në video figuron të jetë 9.96 dollarë.
Swift nuk është ylli i vetëm figura e së cilës u përdor për të bërë mashtrime në lidhje me reklama të ndryshme.
Më parë janë përdorur edhe figurat e të famshmëve të tjerë si Tom Hanks, që “promovonte” shërbime dentare, e Gale King që promovonte produkte për humbje peshe, etj.