Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka qenë gjithmonë një adhuruese e veturave sportive dhe markës Porsche në veçanti. Kjo duket të jetë edhe arsyeja që bëri bashkë pop-yllin dhe prodhuesin luksoz të veturave sportive në një marrëveshje bashkëpunimi.
Dua që prej kur mori pjesë në festivalin “24 Hours of Le Mans” gjatë verës ka pasur edhe më shumë interesim për botën e veturave sportive.
Në Qendrën e Eksperiencës Porsche në Los Angeles, ajo pati mundësinë të përjetonte emocionin e drejtimit të një Porsche, kur hipi pas timonit të një Taycani tërësisht elektrik.
Se çfarë saktësisht do të përfshijë bashkëpunimi mes Dua Lipës dhe Porsches kjo ende nuk është zbuluar, por detajet mbi bashkëpunimet e planifikuara do të ndahen së shpejti.