Aktorja e njohur, Julia Roberts, që është nënë e tre fëmijëve ka festuar të martën (më 28 nëntor) ditëlindjen e binjakëve të saj, raporton revista Poeple.
Aktorja ikonike ka ndarë një fotografi bardh e zi ku shihet duke mbajtur në prehër vajzën Hazel Patricia dhe djalin Phinnaeus Walter.
“Nuk ka fjalë për gëzimin, argëtimin e sherret e jetës së bashku”, ka shkruar ajo në postim.
Roberts përveç binjakëve, ka edhe një djalë tjetër 16 vjec, Henry Daniel, me burrin e saj, kinematografin Danny Moder.
56-vjeçarja ka thënë më parë nëpër intervista se ndjehet shumë falënderuese për familjen që ka.
“Jeta që kam ndërtuar me burrin tim e fëmijët tanë, janë gjërat më të mira... Çështja është të kthehem në shtëpi në fund të ditës triumfalisht për ta”, ka thënë ajo.
