Super-modelja Linda Evangelista nuk është duke e fajësuar më veten pasi që i shkuan keq procedurat e operacioneve estetike për të cilat kishte ngritur edhe padi.
Kanadezja ka folur më parë për trajtimin e ngrirjes së dhjamit që ishte promovuar si një alternativë për heqjen e dhjamit, që sipas saj e la të deformuar përgjithmonë dhe brutalisht të shpërfytyruar.
Ajo ka thënë se për një kohë të gjatë e ka ndjerë edhe veten fajtore për këtë gjë, por jo më.
“Mënyra sesi ndihen njerëzit për mua ende më shqetëson pak. E di tani që nuk kam bërë asgjë të keqe. Për kohë të gjatë mendova se kisha bërë. Po punoj shumë për të hequr qafe fajin dhe turpin. Dhe nuk do ta lejoj të më shkatërrojë jetën. Nuk do të kisha qëndruar e mbyllur po të dija se sa njerëz interesoheshin për mua”, ka thënë ajo për “The Sunday Times”.

Ikona e modës përfundimisht paditi klinikën “Zeltiq Aesthetics Inc” duke i kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi pretendoi se nuk ishte në gjendje të punonte pasi u diagnostikua me hiperplazi paradoksale adipoze (HAP). Komplikimi i rrallë i procedurës për pastrim nga dhjami e la atë me bulëza në trup. Padia u zgjidh në korrik të vitit 2022.
58 vjeçja gjithashtu ka treguar se dy herë i ka mbijetuar kancerit të gjirit me të cilin u diagnostikua në dhjetor të vitit 2018 dhe në korrik të 2020.
Me gjithë komplikimet dhe sëmundjet ajo ka thënë se nuk ka dëshirë të ankohet.
“Kur i dëgjoi njerëzit të tregojnë së nëpër çfarë kanë kaluar, mendoj me vete ‘Oh zot, s’kam të drejtë të ankohem’”, ka thënë ajo.
Ylli kishte folur më parë për revistën “People” duke thënë se dëshiron t’i ndihmojë njerëzit.
“Shpresoj ta heq nga supet turpin që ndjej dhe t’i ndihmojë njerëzit që janë në të njëjtën situatë si unë. Ky është qëllimi im”, ka thënë ajo në vitin 2022.
LEXO EDHE: