Futboll

Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

Chelsea

Foto: Associated Press

Ashtu si pritej, Chelsea ka siguruar fitoren edhe në ndeshjen kthyese ndaj Djurgardenit suedez dhe ka avancuar në finale të Ligës së Konferencës. 

Chelsea fitoi 1:0 të enjten mbrëma me golin e mesfushorit Kiernan Dewsbury-Hall. 

26-vjeçari realizoi në minutën e 38-të dhe e vendosi këtë ndeshje.  “Blutë” avancojnë me rezultatin e përgjithshëm, 5:1. 

Finalja e Ligës së Konferencës luhet më 28 maj në “Stadion Wroclaw” në Poloni. 

Në finale, Chelsea do të luajë ndaj Fiorentinas ose Betisit. Fiorentina e fitoi 2:1 ndeshjen e së enjtes mbrëma në kohën e rregullt. Vazhdimet apo penalltitë e përcaktojnë skuadrën tjetër finaliste të kësaj gare.