Showbiz

Paris Hilton është bërë nënë për herë të dytë

Ylli televiziv Paris Hilton ka ngjallë spekulime se është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka postuar në rrjete sociale një fotografi ku shihet një bluzë ngjyrë rozë mbi të cilën shkruhet “London”, një palë syze dielli në formë të zemrës me korniza rozë dhe një lodër e vogël.

“Mirënjohëse për vajzën time të vogël”, ka shkruar ylli.

Image
Postimi i Paris Hilton në Instagram

Hilton nëpër intervista gjithmonë pati cekur se po që se do të kishte një vajzë, ajo do të quhej London.

Ajo dhe burri i saj Carter Reum patën mirëpritur djalin e tyre të parë përmes një nëne surrogate.

FemaleFirst ka shkruar se duhet të ketë ndodhur e njëjta gjë me të bijën.

"Një ditë dua të kem një vajzë të vogël, dhe dua t'i vë emrin London. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha e vogël, sepse unë thjesht e dua Londrën dhe Parisin së bashku. Për djalë, dua ta emërtoj atë sipas një qyteti, një vendi apo një shteti gjithashtu. Kam një emër, por nuk do ta them ende, dua ta mbaj surprizë dhe nuk dua që dikush të më vjedhë emrin e foshnjës. E kam thënë London për një kohë të gjatë kështu që nuk mund ta fsheh tash”, pati thënë Hilton në podcastin “This is Paris”.

Përderisa po fliste në atë podcast kishte cituar librin e saj që do të botohet më vonë me titullin “Paris” ku shkruante: “Nëse gjithçka shkon mirë, unë dhe Carter do të kemi një djalë, që planifikojmë ta quajmë Phoenix, një emër që e kisha vendosur vite më parë kur kërkoja nëpër harta emërtime qytetesh e shtetesh që kombinoheshin ne emrin Paris dhe London”.

LEXO EDHE:

 

Postimi i Paris Hilton në Instagram:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)