Showbiz

​Natalie Portman: Fëmijët nuk duhet të punojnë në Hollywood

Natalie Portman në rolin e Matildas në filmin "Leon..."
 

Natalie Portman filloi karrierën e saj të gjatë në film kur ishte vetëm 12-vjeçe, me një rol në filmin e Luc Besson “Léon: The Professional”. Por fituesja e çmimit Oscar, e cila sot është 42 vjeç, beson se fëmijët nuk duhet të punojnë në Hollywood.

"Unë nuk do t'i inkurajoja të rinjtë të hynin në këtë", tha aktorja së fundmi për “Variety”.