Showbiz

P. Diddy merr padi të reja për sulm seksual

 

Reperi amerikan, Sean Coms, i njohur si P. Diddy, është akuzuar sërish për sulm seksual. Akuzat e reja vijnë vetëm pak ditë pas përballjes me ish të dashurën, Casandra Ventura.

Njëra nga dy paditëset e reja, Jane Doe, pretendon se Combs dhe këngëtari Aaron Hall e përdhunuan atë dhe një mike në “Uptown Records” në fillim të viteve 1990.