Showbiz

Kesha largon nga kënga pjesën e tekstit ku përmendet reperi P.Diddy

 

Këngëtarja e mirënjohur, Kesha ka larguar gjigantin e repit P.Diddy nga teksti i këngës së saj pasi Diddy është akuzuar nga këngëtarja Cassie për abuzim e trafikim seksual.

Kesha përderisa po këndonte këngën e saj të famshme në “Hollywood Palladium” të Los Angelesit është vërejtur se ka larguar frazën “P.Diddy” nga fjalia “Wake up in the morning feelin’ like P.Diddy” në teksti i saj. Ajo e ka zëvendësuar me “Wake up in the morning feelin just like me” shkruhet në raportimin e USA Today, i cili bazohet në videot e perfomancës së Keshës.