Showbiz

Patrick Dempsey merr titullin mashkulli më tërheqës

Revista prestigjioze “People” ka shpallur aktorin Patrick Dempsey mashkullin më tërheqës të vitit 2023, në emisionin e Jimmy Kimelit drejtpërdrejt gjatë të martës mbrëma.

Gjatë transmetimit të emisionit u shfaq ballina e revistës ku shihej fotografia e yllit që luajti rolin kryesor në serialin “Gray’s Anatomy”.

57-vjeçari, që është baba i tre fëmijëve, u ndie shumë mirënjohës.

“Faleminderit shumë”, ka thënë aktori.

Ai gjithashtu u shpreh i lumtur që revista e kishte zgjedhur atë këtë vit.

“Jam i lumtur që morën një vendim dhe këtë vit jam unë”, ka thënë ai.

Udhëheqësi i emisionit, Jimmy Kimmel, pastaj bëri shaka duke thënë se janë vonuar tepër për ta zgjedhur Dempseyn pasi që aktori është në skenë qe 35 vjet.

Image

Kimmel gjithashtu bëri të ditur se në të kaluarën Dempsey ka qenë shumë afër të fitonte titullin pasi ishte konkurrent i kolegëve të tij, George Clooney e Matt Damon.

“Mos hiq dorë kurrë nga ëndrra”, ka thënë Dempsey.

Ai gjithashtu tregoi se familja kishte qeshur kur e mori vesh lajmin duke mos besuar se ai fitoi derisa e kuptuan realitetin.